Ahmeti: Jo drejtësi selektive, por drejtësi transparente
Ahmeti ka kërkuar nga zyrtarja e lartë amerikane që rasti i ashtuquajtur “ Monstra”, të monitorohet nga ekspert ndërkombëtar dhe gjyqësori vendor të ndajë drejtësi transparente, ashtu siç veprohet në Gjykatat Ndërkombëtare……..
Protestat e fundit kundër vendimit të Gjykatës për rastin e ashtuquajtur “Monstra”, është njëra nga çështjet për të cilat kanë diskutar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ndihmëssekretarja në Departamentin e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, Victoria Nuland.
Ahmeti ka kërkuar nga zyrtarja e lartë amerikane që rasti i ashtuquajtur “ Monstra”, të monitorohet nga ekspert ndërkombëtar dhe gjyqësori vendor të ndajë drejtësi transparente, ashtu siç veprohet në Gjykatat Ndërkombëtare.
“Ne kërkojmë drejtësi transparente, kërkojmë që organet e drejtësisë të mos ndajnë drejtësi selektive dhe kërkojmë që ky proces të monitorohet edhe nga specialist të fushës, me qëllim që të rritet besueshmëria dhe kjo besueshmëri arrihet duke pasur transparencë, ashtu siç kanë parë qytetarët transparencë te Tribunali i Hagës, ku janë gjykuar raste të rënda për krime dhe gjenocid, ashtu kërkohet edhe ky gjyq të jetë transparent gjatë proceseve në të ardhmen”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Lideri i BDI-së, Ahmeti, njoftoi se temë diskutimi ka qenë edhe anëtarësimi i vendit në BE dhe në NATO, ku ka kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara që të arrihet synimi, i cili do ndikonte pozitivisht edhe në drejtim politik edhe në atë ekonomik.
Anëtarësimi i vendit në NATO është proces i cili do të ndikon pozitivisht në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, por edhe në raportet me vendet fqinje. (Sanije Kasami, TVM2)