Shilegov dhe Kaminis me kolumnë të përbashkët, thirrje për afrim mes kryeqendrave dhe shteteve
Kryetarët e qytetit të Shkupit dhe të Athinës, Petre Shilegov dhe Jorgos Kaminis....

Kryetarët e qytetit të Shkupit dhe të Athinës, Petre Shilegov dhe Jorgos Kaminis, një ditë para takimin në kryeqendrën greke kanë dalë me një kolumnë të përbashkët ku bëjnë thirrje për afrimin e të dy qyteteve dhe mbylljen e çështjeve të hapura mes dy vendeve.
"Javëve të fundit ishin bërë hapa të rëndësishëm për zgjidhjen e kontestit, i cili i ndan të dy shtetet me dekada. Kjo kulminonte me mbledhjen konstruktive të mëparshme mes dy kryeministrave në Davos, që solli deri te shfaqja e shpresës dhe inkurajimit te popujt tanë se kjo mundësi historike nuk do të lëshohet sërish. Ne, si kryetarë të kryeqyteteve të të dy vendeve, i bashkojmë votat tona dhe e përkrahim procesin që duhet të çojë drejt zgjidhjes së zbatueshme, ndërsa jo drejt dëshpërimit",- potencoi Shilegov dhe Kaminis në kolumnë.
Ata si liderë lokalë, të përballur me fuqinë e qyteteve që bëhet çdoherë e më e madhe, sqarojnë se duhet të ballafaqohen me më shumë sfida që janë thelbësore për jetën e përditshme të bashkëqytetarëve të tyre. Potencohen si përgjegjës për sigurimin e mjedisit të gjerë të shërbimeve publike dhe detyrave që t'i bëjnë qytetet e tyre tërheqëse dhe vende më të mira për jetesë.
Kryetarët e të dy qyteteve kanë vendosur të ndërtojnë më shumë ura për bashkëpunim dhe të jenë forcë lëvizëse për afrimin e të dy vendeve fqinje. Konsiderojnë se është i pamohueshëm fakti se bizneset në Shkup dhe Athinë çdoherë e më shumë lidhen, se ekziston këmbim kulturor, të rinjtë studiojnë në universitete të njëjta, ndërsa bashkëqytetarët e tyre vizitojnë destinacione të njëjta turistike në të dy vendet dhe zhvillojnë miqësi të ndërsjellë.
Në fund të kolumnës ata shtojnë se kanë vendosur ta hapin rrugën drejt bashkëpunimit më të afërt dhe fuqishëm i inkurajojnë qeveritë e tyre nacionale ta bëjnë përpjekjen plotësuese të nevojshme që të mos lëshohet mundësia e re dhe të arrihet marrëveshje, e cila u shërben interesave bazë të të dy vendeve dhe garanton të ardhme më të mirë për të gjithë bashkëqytetarët.
