Shqipëri, sherr mes Ramës e Bashës në Kuvend
Mocioni për debat në Kuvend i kërkuar nga PD për votën e Shqipërisë kundër ShBA-së në OKB....

Mocioni për debat në Kuvend i kërkuar nga PD për votën e Shqipërisë kundër ShBA-së në OKB ka përfunduar me replika dhe akuza të forta mes Ramës, Bashës dhe Berishës për Reformën në Drejtësi, marrëveshjen e detit dhe çështje të tjera. Kryeministri, Edi Rama, paralajmëroi opozitën se gropa e drejtësisë po hapet dhe druri i ligjit do u bjerë në kokë për të gjitha zullumet që kanë bërë në tetë vite qeverisje.
Por, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cilësoi si broçkulla deklaratat e Ramës. Ai u shpreh se Reforma në Drejtësi ka vdekur, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve të çohen për të rrëzuar qeverinë.
Gjatë debatit, Berisha bëri një lapsus duke ngatërruar votimin në OKB në datën 21 dhjetor me 21 janarin, ndërsa Rama reagoi duke iu përgjigjur se “Çohet Saliu dhe thotë 21 janari, gjuha shkon atje ku dhemb!”. (Luljeta Ndoka, TVM2)
