ShBA, mbyllet sërish qeveria
Qeveria amerikane ka mbyllur zyrtarisht qeverinë për herë të dytë këtë vit pasi Kongresi dështoi të kalojë në kohë një masë të rëndësishme buxhetore...

Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve duhet të miratonin marrëveshjen e re të shpenzimeve dyvjeçare. Në janar, një dështim i ngjashëm me një projektligj çoi në mbylljen e qeverisë treditore.
Demokratët bllokuan një projektligj financimi duke shkaktuar një mbyllje treditore të qeverisë federale. Senatorët, megjithatë, kanë debatuar gjithë natën dhe kanë votuar për të kaluar projektligjin, i cili tani duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Plani 600 faqesh propozon një rritje të shpenzimeve me rreth 300 miliardë dollarë për shërbimet e mbrojtjes dhe të brendshme.
Por, ligjvënësit luftuan për të kapërcyer kundërshtimet e minutës së fundit nga senatori republikan, Rand Paul. Financimi federal për shërbimet qeveritare skadon zyrtarisht në mesnatë.
Bisedimet po vazhdojnë, me shpresën se mbyllja mund të shfuqizohet përpara se të fillojë puna të premten.
Që kjo të ndodhë, plani duhet të kalojë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve dhe të nënshkruhet nga presidenti.
