Botë
Trampi paralajmëron heqjen e Lotarisë për viza në SHBA
09.02.2018 11:05
Presidenti amerikan Donald Tramp publikoi në Tuiter se është koha të hiqet lotaria amerikane...

Presidenti amerikan Donald Tramp publikoi në Tuiter se është koha të hiqet lotaria amerikane për marrjen e Kartës Jeshile.
"Koha është të përfundojmë me lotarinë e vizave. Kongresi duhet të sigurojë sistem emigrues dhe t'i mbrojë amerikanët", shkroi Tramp në Tuiter.
E njohura "Lotaria e vizave" mbahet me vite në SHBA dhe ishte një shans për shumë njerëz nga e gjithë bota të marrin kartë jeshile amerikane./mia
