Maqedoni

“Në dimër me biçikletë në punë”, bashkëngjitu

09.02.2018 13:04

Ministria e Mjedisit Jetësor, përveç qe jep mbështetje edhe përfshihet në shënimin e Ditës Ndërkombëtare “Në dimër me biçikletë në punë”...

Maqedonia, për të katërtën herë, përfshihet në shënimin e kësaj dite botërore me iniciativën e Grupit të entuziastëve “Në biçikletë”.

Ministria e Mjedisit Jetësor i bashkohet këtij apeli, duke e pozicionuar kështu qytetin në hartën e qyteteve botërore ku biçikleta edhe në dimër përdoret si mjet transporti.

Ky veprim në botë tradicionalisht organizohet nën moton “Bota vozit biçikletë me ty” dhe synon t’i motivojë qytetarët, institucionet, firmat, kafenetë, shkollat dhe të gjithë ata që e njohin biçikletën si një mik i shëndetit dhe mjedisit jetësor të mirë, ta pranojë sfidën dhe të përfshihen në veprimin, duke zgjedhur biçikletën si një stil të ri bashkëkohor urbanistik të jetesës së mirë.