Maqedoni

Tevdovski: kontroll në harxhimin e parave publike

09.02.2018 14:31

Deri më 31 maj të vitit të kaluar, borxhet e papaguara nga institucionet shtetërore, fondet, ndërmarrjet publike dhe komunat...

Deri më 31 maj të vitit të kaluar, borxhet e papaguara nga institucionet shtetërore, fondet, ndërmarrjet publike dhe komunat, arrinin  vlerën e 22 miliardë denarëve.
 
Ligji për paraqitje dhe evidentim të obligimeve hyn së shpejti në procedurë qeveritare.
 
Përmes tij, qartë do të dihet se cilat janë obligimet e marra përsipër nga institucionet, sa janë pastruar e sa ende kanë mbetur pa u paguar.
 
Në fazë përfundimtare është edhe përpunimi i softuerit në të cilin të gjitha institucionet do t’i plotësojnë rregullisht të dhënat.
 
“Ky ligj do të mundësojë sigurim të transparencës dhe përforcim të përgjegjësisë gjatë disponimit me mjete publike, përmes evidentimit të plotë të obligimeve të ndërmarra, që u ka kaluar afati dhe nuk janë paguar në sistem adekuat elektronik nga ana e të gjitha organeve të pushtetit, institucioneve publike dhe institucioneve dhe njësive të vetëqeverisjes lokale. Kështu do të kemi kontroll të plotë në obligimet e mbetura të të gjitha këtyre subjekteve, që është parakusht themelor për parandalim sistematik të përsëritjes së këtij problemi në të ardhmen”,- deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski.