Maqedoni
Sistemi pensional, ekspertët: duhen reforma urgjente
09.02.2018 14:52
Sistemi pensional duhet reformuar, nevojitet edhe rritja graduale e të ardhurave dhe rritja graduale e kufirit për pensionim...

Sistemi pensional duhet reformuar, nevojitet edhe rritja graduale e të ardhurave dhe rritja graduale e kufirit për pensionim në mënyrë që të mbulohet deficiti i Fondit Pensioanl dhe të ulen transferet e të hollave nga buxheti qendror.
Nga Instituti “Finance Think”, që janë bartës të një hulumtimi në këtë sferë, thonë se e ashtuquajtura reforma e kombinuar do të jepte rezultate më të mira.
Ekspertët thonë se harxhimet nga rritja e kontributeve duhet të ndahen mes punëdhënësit dhe punëtorit, sepse kur kontributet zvogëlohen dallimet nuk i merr punëtori por punëdhënësi.
“Reforma e kombinuar do të jepte rezultate më të mira, me më së paku efekte negative, pasi ajo nënkupton rritje të kontributeve për 2 për qind, pra nga 18 në 20 për qind, dhe një pikë plotësuese çdo 10 vite, rritjen e kufirit të pensionimit për një vit pas çdo pesë vitesh dhe një vit plotësues pas dhjetë vitesh, duke përfshirë edhe pensionet me stazh të benificiuar”,- tha Bllagica Petrevski nga “Finance Think”.
“Efektet nga skenaret që stimuluam tregojnë se reformat e propozuara munden të zvogëlojnë deficitin e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, i cili pas pesë vitesh do të ishte 1,5 deri më 3.1 për qind nga bruto prodhimi vendor dhe nga 0.7 deri më 3.3 për qind nga Bruto prodhimi vendor pas dhjetë vitesh”,- u shpreh eksperti për tatime, Pavle Gacov.
Të dhënat tregojnë se deficiti i sistemit pensional në Maqedoni për vitin 2016 ishte 26.6 miliard denarë dhe arsyeja për këtë është edhe ndarja e mjeteve për shtyllën e dytë private pensionale dhe rritja joadekuate e pensioneve gjatë çdo cikli zgjedhor.
FLUTURA LATIFI
