Maqedoni

Sugarevski: gazifikimi, prioritet i qeverisë

09.02.2018 15:29

Gazifikimi është një ndër premtimet kryesore të ekzekutivit aktual...

Ministri i Transportit thotë se po punohet që i tërë procesi të përfundojë sa më shpejt, pasi është në të mirë të qytetarëve.
 
Sugarevski takoi sot krerët e disa komunave për të diskutuar rreth gjetjes së mundësive dhe mënyrave më të shpejta për të realizuar projektin e gazifikimit.
 
“Premtimi kryesor i qeverisë është gazifikimi dhe ajo mund të shihet dhe në ndarjen e buxhetit, në të cilin për gazifikim janë ndarë 40 milion euro me qëllim të ndërtimit të rrjetit të gazifikimit. Pres që në këtë takim të gjejmë një zgjidhje që do të shpejtonte procesin e gazifikimit që qytetarët ta kenë këtë benefit sa më herët”,- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.
 
“Më e rëndësishmja nga të gjithë është që të bëjmë një sinkronizim mes gjithë atyre që janë të kyçur në këtë projekt, komunat, resurset për energjetikë të Maqedonisë dhe ministritë me qëllim që në fund të vitit të arrijmë në fazën që do të jetë e kënaqshme për të gjithë, nuk do të lejojmë që të ndodhin raste si në Kriva Pallankë, ku kalon gazi dhe qyteti nuk është vend i gazifikuar”,- theksoi kryetari i REM, Blagojçe Kotevski.
 
Me mjetet e ndara nga buxheti për këtë vit janë paraparë të realizohen 80 kilometra rrjet të gazsjellësit.
 
GAZMEND REXHEPI