Zgjidhja e kontestit rreth emrit, vazhdojnë protestat dhe peticionet në Shkup

09.02.2018 17:12

Derisa qeveritë bisedojnë për t’i dhënë fund kontestit 25 vjeçar për emrin....

Derisa qeveritë bisedojnë për t’i dhënë fund kontestit 25 vjeçar për emrin, disa organizata qytetare vazhdojnë protestat dhe peticionet kundër ndryshmit të emrit kushtetues.

Protestuesit në Shkup paralajmëruan sot se çdo të marte dhe të premte do të ketë debat publik në të cilin do të mundës secili qytetar i Maqedonisë të tregojë qëndrimin e tij në lidhje me problemet e ndryshme, ndërsa çdo të shtune do të organizohet protestë. 

“Protesta dhe debate do të ketë në vazhdimësi deri sa nuk përmbushen kërkesat tona, e ato janë që ose kjo qeveri jolegjitime dhe jolegale të dorëhiqet nga këto politika anti-maqedonase, ose ne këto do t’i shpallim si jovalide dhe nuk do t’i pranojmë”,- deklaroi Ana Bobinkova nga Shoqata “Prerodba”. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)