Dhuna në kuvend, anulohet marrja në pyetje e Mukoskit

09.02.2018 19:30

Deputeti, Kërsto Mukoski, nuk është marrë në pyetje, siç ishte paraparë për sot....

Deputeti, Kërsto Mukoski, nuk është marrë në pyetje, siç ishte paraparë për sot. Gjykata thotë vetëm se marrja në pyetje e të akuzuarit për pjesëmarrje në dhunën e 17 prillit në kuvend anulohet për çështje teknike, pa dhënë sqarime të mëtejshme. Deputeti i VMRO-DPMNE-së është i dyshuar nën akuzën “Cenim terrorist i rendit kushtetues”.

Bashkë me të akuzohen edhe deputetët e tjerë, Johan Tarçullovski, Ljuben Arnaudov, Lubço Dimovoski, Sashe Vasilevski dhe Zhaklina Peshevska.

Për të njëjtën vepër akuzohen gjithsej 36 persona, mes tyre edhe Mitko Çavkov dhe Igor Durllovski. Një pjesë e të akuzuarve janë në paraburgim, një pjesë në arrest shtëpiak dhe dy nga të akuzuarit ndodhen nën masat e kujdesit.