Aksident në Britani, një i vdekur e dhjetë të lënduar

09.02.2018 19:51

Të paktën një person ka humbur jetën ndërsa 10 të tjerë kanë mbetur të lënduar...

Të paktën një person ka humbur jetën ndërsa 10 të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident me një autostradë në Britaninë e Madhe.

Sipas BBC-së, në aksident u përfshinë disa automjete. Ekipet e shpëtimit nga Devon dhe Somerset arritën të nxirrnin nga automjetet të paktën tre persona të bllokuar në to. Të lënduarit u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.