Takimi midis MPJ të Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me masat për ndërtimin e besimit

09.02.2018 20:08

Delegacionet e Ministrive të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë sot në Shkup....

Delegacionet e Ministrive të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë sot në Shkup mbajtën raundin e shtatë të konsultimeve në lidhje me masat për ndërtimin e besimit.

Nga Ministria e Jashtme njoftuan se kjo mbledhje paraqet vazhdim të dialogut miqësor dhe konstruktiv në fusha të ndryshme me interes të përbashkët për të mbështetur përpjekjet e qeverisë në krijimin e një klime pozitive politike në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.

Kontributin e tyre në diskutim, theksohet se kanë dhënë edhe ekspertë nga institucionet përkatëse kombëtare. Fushat e harmonizuara të bashkëpunimit përfshijnë projekte për ndërlidhje, bashkëpunimit policor, programe evropiane, kulturën, arsimin, mbrojtje civile, administratë publike, shëndetësi, bashkëpunim midis Akademive Diplomatike, si dhe realizimin e nismave të biznesit.

Bashkëpunimi u iniciua edhe në fushën e sizmologjisë dhe u nënshkrua edhe një Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e mbrojtjes civile, thuhet në njoftimin e Ministris së Jashtme të Maqedonisë.

Takimi i radhës do të mbahet në Athinë.