Botë
Kim Jong Un: Moon Jae-in të vizitoj veriun
10.02.2018 12:44
Presidneti i Koresë Veriore Kim Jong Un ka ftuar për vizitë presidentin e Koresë Jugore Moon Jae-in...

Ftesa i është prezantuar presidentit jugkorean, Moon Jae-in nga motra e vogël e liderit suprem, Kim Yo Jong, e cila është e pranishme në Lojërat Olimpike që po mbahen në Korenë Jugore. Në rast të pranimit të ftesës, ky do të jetë takimi i parë i liderëve koreanë që prej vitit 2007.
Moon i është përgjigjur ftesës duke thënë se dy shtetet “duhet të arrijnë sukses duke krijuar kushtet e duhura”, derisa ka shtuar se janë të nevojshme bisedimet mes Koresë Veriore dhe SHBA-së.
