Kuvendi do ta vazhdojë seancën e tetë
Në rend dite të seancës janë edhe Propozim ligjet për ndryshimin e Ligjit për subvencionimin e kredisë banesore, dhe të Ligjit për deputetët, të dy me procedurë të shkurtër…..
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e tetë në të cilën do të diskutohet për Propozim-ligjin për shkeljet, në lexim të parë.
Në rend dite të seancës janë edhe Propozim ligjet për ndryshimin e Ligjit për subvencionimin e kredisë banesore, dhe të Ligjit për deputetët, të dy me procedurë të shkurtër.
Deputetët duhet të diskutojnë edhe për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, në lexim të parë dhe për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për shërim, në lexim të parë.