Botë
Human Rights Watch, arrestohen 800 pjestare të ISIS-it
10.02.2018 13:28
Rreth 800 gra, të cilat i ishin bashkuar Shtetit Islamik po mbahen të arrestuara në rajonet kurde të Sirisë Veriore së bashku me fëmijët e tyre...

Rreth 800 gra, të cilat i ishin bashkuar Shtetit Islamik po mbahen të arrestuara në rajonet kurde të Sirisë Veriore së bashku me fëmijët e tyre, njoftoi sot e përditshmja gjermane “Die Welt”, duke cituar një ekspert të terrorizmit nga organizata ndërkombëtare joqeveritare Human Rights Watch.
“Në mesin e këtyre 800 grave ishin edhe 15 me shtetësi gjermane”, njoftoi Nadim Houry nga Human Rights Watch. Ai tha për “Die Welt” se i kishte takuar dhe biseduar me gratë në janar. “Anëtaret e ISIS-it dhe fëmijët e tyre u arrestuan nëpër kampe të ndryshme në rajon”, shtoi ai. Houry u bëri thirrje qeverive evropiane që të lejonin kthimin e fëmijëve të tyre. “Fëmijët nuk kanë kryer krime, ata janë viktima të luftës dhe shpeshherë të prindërve të tyre të radikalizuar”, theksoi Houry.
