Maqedoni
Analistët për zgjidhjen e kontestit për emrin: Procesi është më transparent se në të kaluarën
10.02.2018 14:31
Zvillimi i negociatave për zgjidhjen e emrit ka marrë një hov më të madh krahasuar me herat jera....

Pala greke në takime ka qenë më e hapur në drejtim të publikimit të bisedimeve, thotë për TVM2 njohësi I mire i rrethanave politike, Blerim Hyseni. Është pikërisht ndërmjetësi Nimic ai I cili ka projektuar edhe mënyrën e plasimit të informacioneve, se cila palë do të jetë më transparente, shton Hyseni.
“Pala greke kohë pas kohe publikon propozime të cilat po shqyrtohen në tavolinë ndërkohë pala e Maqedonisë sikur është më e tkurrur në këtë drejtim edhe pse edhe në Maqedoni kanë dalë disa propozime siç ishte rasti me pesë propozimet e mundshme për zgjidhjen e kontestit me emrin, por mendoj se mungesa e transparencës ka të bëjë me mënyrën se si janë definuar çështjet nga ana e ndërmejtësit Nimic, se si do të plasohen hap pas hapi të gjitha zhvillimet e negociatave ndërmjet dy shteteve”, tha Blerim Hyseni, analist politik.
Nga anatjetër pala maqedonase ka një këndvështrim ndryshe ndaj gjithë këtij procesi. Opsionet e publikuara nga Nimic dhe palët kontestuese, sipas Zhidas Daskallovski nga Qendra per Krijimin e Strategjive politike, vështirë se do të mund ta ruajnë indentitetin.
“Çfarëdo ndryshimi i emrit ,do të ketë ndikim se si si do të caktohen instiucionet vendore në marrëdhënie ndërkombatëre. Mund të ketë zgjidhje të problemit varësisht se si do të zhvillohen negociatat, ndoshta kur të hyjë në BE, varet se si do të negociohet, janë çështjet që janë vendosur në tavolinë nga takimi me Nimicin dhe takimi me kryeminsitrat, të shohim cila do të jetë zgjidhja e fundit. Kështu siç shkojnë punët nuk shihen mirë ruajtja e identitetit që shpesh vlerësohet si çështje kruciale në vitet e fundit”, tha Zhidas Daskallovski, nga qendra për krijimin e strategjive politike.
Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i ardhshëm nga takimet e palëve ditëve në vazhdim ndërkaq, për analistët, pa një kycje më të drejtëprdrejtë të SHBA-ve rëndë që do të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.
NERMIN MULAKI
