Maqedoni
Bujqësia dhe ndryshimet klimatike, Limani: Bora imediate për të mbjellat bujqësore
10.02.2018 15:01
Kushtet klimatike jo të zakonta për këtë periudhë të vitit, me ndryshime të shpeshta të temperaturave...

Kushtet klimatike jo të zakonta për këtë periudhë të vitit, me ndryshime të shpeshta të temperaturave, dhe mungese te rreshjeve te e bores, kanë filluar të brengosin fermerët për dëmet që mund tju behen të mbjellave dhe kulturave bujqësore.
Agronomët druajnë se nëse vazhdon që moti të jete me temperature mbi zero grade, drithërave të mbjellura por dhe pemëve në përgjithësi, iu kanoset rreziku I celjes së parakohshme të sytheve dhe luleve të cilat më pas nuk mund ti përballojnë dot uljes eventuale të temperaturave nën zero grade Celsius. Por edhe pse gjatë kësaj periudhe shirat nuk janë të zakonshme sipas agronomëve shirat e javëve të fundit janë të mirëseardhura, për shkak se toka nuk ka pasur uj të mjaftueshëm.
“Shirat të cilat kanë rënë gjatë kësaj periudhe kanë qenë të mirëseardhura si për bimët ashtu edhe për pemët në pjesën e bujqësisë, për arsye toka nuk ka pasur ujë të mjaftueshëm dhe shirat kanë ndikuar në mënyrë pozitive. Por në këtë periudhe dimorore në muajt janar shkurt shiu nuk është i preferuar të bie se mund të lërë pasoja në vendet ku nuk bëhet drenazhimi i tokës nëse uji rrin për një kohë mund të bëjë dëme në bimë, por fatmirësisht nuk ka pasur vërshime të mëdha që të bëjnë dëme të mëdha”, tha Ismet Limani, magjistër i shkencave bujqësore.
Sipas Limanit mungesa e rreshjeve të bores sjell pasoja sidomos në zhvillimin e kulturave bujqësore.
“Bora është shumë e nevojshme për shkak se bora e mban si bimën edhe pemën në qetësi relative, sidomos drithërat I mbluon dhe i mbron nga temperaturat e ulëta dhe gjatë shkrirjës së borës dalngadalë e furnizon bimën me ujë dhe e mbron bimën nga grimcat”, shtoi Limani.
Për shkak të ndryshimeve klimatike, vetëm vitin e kaluar bujqit kanë pësuar dëme që kapën vlerën deri në 30 milionë euro.
GAZMEND KURTISHI
