Maqedoni
Ministria e Finansave: Të dhëna të hapura nga furnizimet publike
10.02.2018 15:32
Me qëllim të transparencës më të madhe dhe llogaridhënies në procesin e lidhjes së marrëveshjeve...

Me qëllim të transparencës më të madhe dhe llogaridhënies në procesin e lidhjes së marrëveshjeve për furnizime publike Ministria e Financave, ka prezantuar softuerin e ri të Byrosë për furnizime publike.
Risi në këtë sistem është publikimi i marrëveshjeve të lidhura, kontroll të dokumentacionit të tenderit, kritereve, kushteve dhe analizave tjera të mëtutjeshme. Sistemi i ri mundëson analiza të personalizuara, që, sipas zëdhënëses së Ministrisë, Jovana Avramovska jep mundësinë që gazetarët hulumtues, qytetarët dhe secili që është i interesuar për furnizimet publike vetë të hulumtojë dhe të bëjë analiza të bazuara.
“Ky lloj i kombinimeve të të dhënave me të cilat disponon sistemi deri më tani nuk ka qenë në dispozicion. Qëlli I për transparaencë më të madhe në marrëveshjet për furnizime publike është e qartë. Me vendimin e Qeverisë, tani më publikohen e gjithë dokumentacioni nga marrëveshjet për furnizime publike. Prej atëherë e deri më tani janë publikuar mbi 1700 marrëveshje nga ana e institucioneve”, tha Jovana Avramovska, zëdhënëse e Ministrisë së Finansave.
Avramovska shtoi se ky është vetëm fillim i hapjes së transparencës dhe ky softuer në të ardhmen do të avancohet. Nga ky vit të gjitha furnizimet publike do të kryhen në rrugë elektronike.
FLORIJE BELULI KAMBERI
