Maqedoni
Tetovë, NJTKZ: Punojmë në kushte të ish jugosllavisë
10.02.2018 17:06
Njësia Territoriale kundër Zjarrit në Tetovë përballet me mungesën e kushteve elementare për punë, pasi punon me paisjet e mbetura që nga koha e ish jugosllavisë...

Zjarrëfikësit edhe pse në kushte jo të mira për punë, mundohen të jenë në shërbim të qytetarëve, thot komandanti I NJTKZ, Tetovë Uka Aliti. Sipas tij në vitin që lamë pas kanë intervenuar në 679 raste, ndërsa brenda një muaj të këtij viti ata kanë intervenuar në 50 raste apo mesatarisht rreth dy raste në çdo ditë.
“Saktësisht në vitin që lamë pas në vitin 2017 kemi pasur 679 intervenime, mirëpo me fillimin e vitit 2018 që nga janari e deri më sot kemi intervenuar 50 herë. Mund të them lirisht se Tetova dhe e gjithë Maqedoni perëndimore është anashkaluar gjithmonë. Aty e kemi fjalën ne posedojmë mjete nga ish Jugosllavia që intervenojmë me mjete. Mirëpo në kohët e fundit kemi gjetur një bashkëpunim me komunën e Tetovës”, tha Uka Aliti, Komandanti I NJTKZ-Tetovë.
NJTKZ-Tetovë nuk I shërben vetëm komunës së Tetovës por edhe pesë komunave tjera rurale nga të cilat nuk marrin kurrfar mbështetje.
“Më besoni se e kemi shumë shumë të vështir, intervenimet që kryejmë ne në komunën e Tetovës, pasi edhe komuna e Tetovës, veç dita ditës vjen duke u rritur si qytet. Por problem që na sjell neve si shërbimet që I bëjmë në pesë komunat tjera rurale. Deri më sot as gjë nuk na kanë ndihmuar e as të participojnë në mirëmbajtjen e automjeteve, mirëmbajtjen e parkut të NJTKZ, apo me ndonjë furnizime me ndonjë lloj uniforme mbrojtëse për faktikisht nuk kemi nga ata as gjë deri më sot”, shtoi Aliti.
Aliti më tej shton se NJTKZ-Tetovë, e ka urgjentë që të pajiset me një automjet më shkallë ndihmëse, pasi në Tetovë edhe përkundër ndërtimeve të shumta të rrokaqiejve, ata në ndërtesat e tyre nuk kanë lënë shkallë ndihmëse. Sipas tij nëse një zjarri ndodhe në këto ndërtesa është e pa mundur të evokohen qytetarët.
Ai më tej bënë apel deri tek qytetarët që të kenë kujdes në instalimin e rrymës elektrike,pastrimin e më shpeshtë të oxhaqeve, si dhe të kenë kujdes se ç’far material përdorin për ngrohje gjatë dimrit.
VISAR SADIKI
