Maqedoni

Kontesti rreth emrit, zhvillime dhe qëndrime të ndryshme

10.02.2018 17:25

Greqia kërkon emër të përbërë që do të vlejë për të gjithë dhe do të jetë në përdorim të përgjithshëm...

Greqia kërkon emër të përbërë që do të vlejë për të gjithë dhe do të jetë në përdorim të përgjithshëm si dhe ndryshimin e kushtetuës për të korrigjuar deispozitat që udhëzojnë në iredentizëm.
 
Zëdhënësi i qeverisë Greke, Dimitris Xanakopulos, thotë se për këto dhe të gjitha cështje të tjera të hapura do të diskutojnë dy shefat e diplomacive të vendeve përkatëse, Dimitrov dhe Koxias, në takimin e rradhës,  kuadër të bisedimeve. 
 
“Duam emër të përbërë që do të vlejë për të gjithë dhe do tëjetë në përdorim të përgjithshëm. Që të vlejë për të gjithë, parakusht është ndryshimi i emrit kushtetues i fqiut. Pa ndryshimin e emrit kushtetues të fqiut nuk mund të plotësohet parakushti që të vlejë për të gjithë. Ndryshimi i emrit kushtetues që të jetë korrekt në aspektin juridik kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutës së vendit fqinj”, thotë Dimitris Xanakopulos. Sipas tij, nëse në kushtetutë ka elemente që udhëzojnë në iredentizëm do të duhet të rishqyrtohen edhe ato.
 
Në ndërkohë, VMRO DPMNE ka dënuar deklarimet e fundit të deputetit të BDI-së, Artan Grubi, rreth bisedimeve dhe kanë kërkuar nga qeveria që të distancohen to.
 
“Shqetësues është fakti që Grubi zbuloi se problem më i madh nuk na qënka vetëm forma e emrit por pjesa tjetër e marrëveshjes që paska të bëjë me identitetin, gjuhën, kombësinë, përdorimin dhe përkthimin. Nëse deklarimet e Grubit nuk janë të sakta dhe nuk bisedohet për identitetin, gjuhën dhe kombësinë, Qeveria duhet të distancohet dhe të hedh poshtë propozim idetë e tij”, tha Igor Janushev, sekretar Gjeneral i VMRO DPMNE-së.
 
Nga ana tjetër një grup qytetarësh protestuan në parkun para kuvendit kundër ndryshimit të emrit.
 
“Kjo është nja nga protestat që paralajmëruam se do të mbahen cdo të shtunë derisa të plotësohen kërkesat e protestës”… 
 
“Na pret një luftë e vështirë e organizuar nga të gjitha fuqitë botërore, nga të gjithë fqinjët, nga të gjithë armiqtë”, thanë protestuesit.
 
Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev së fundi ka deklaruar se qeveria që ai drejton pranon një zgjidhje për emrin me përcaktim gjeografik. Bisedimet pritet të intensifikohen nga java e ardhshme, ndërsa Qeveria nuk e përjashton mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje deri nga fundi i marsit. Në këtë drejtim, një ditë më parë, në Shkup, delegacione të ministrive të punëve të jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë mbajtën raundin e shtatë të negociatave lidhur me Masat për ndërtim të besimit.
 
Edhe kryetari i Qytetit të Shkupit dhe ai i Athinës, Petre Shilegov dhe Jorgos Kaminis, pas takimit të tyre të djeshëm në Athinë, dërguan porosi për bashkëpunim, për ndërtim të besimit mes qytetarëve, por edhe përmirësim të klimës mes dy shoqërive. 
 
SHPËTIM NUREDINI