Maqedoni
VMRO-DPMNE: Grupe punuese për ligjet reformuese
10.02.2018 17:53
Pushteti dhe opozita me anë të grupeve punuese do të dakordohen për ligjet reformuese për miratimin e të cilave nevoiten 2/3 e votive të deputetëve...

Këtë e konfirmoi Sekretari i përgjithëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev, sipas të cilit në takimet me partinë udhëheqse të koalicionit LSDM-në po bisedohet edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe çështje tjera për të cilat këto dy parti kanë qëndrime të kundërta.
“Grupet punuese sapo janë formuar. Mbulojnë më tepër sfera, sipas informatave që kam bisedimet kanë filluar. Për momentin, grupi parlamentar e VMRO-DPMNE-së është kthyer në Parlament në tentim për ta përmirësuar ligjin për gjuhët, pra edhe njëherë themi absolutisht jemi për sjelljen e këtij ligji mirëpo i njëjti të ketë përmbajtje kushtetuese dhe ti përfshijë të gjitha bashkësitë që jatojnë në Republikën e Maqedonisë. Se a do të vazhdojë me tutje të merr pjesë grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në kuvend, parasëgjithash varet nga bisedimet e grupet punuese për të cilat pyetët ju në fillim, nga të cilat varet edhe strategjia për pjesëmarrjen tonë në parlament”, tha Igor Janushev, Sekretar gjeneral i VMRO-DPMNE-së.
