Maqedoni
Kajmakçalan, humbin jetën dy alpinist nga Maqedonia
11.02.2018 12:13
Dy alpinistë nga Maqedonia, kanë humbur jetën në majën Kajmakçallan në malin Nixhe në Greqi, pas rrëzimit në humnerë....

Bëhet fjalë për një vajzën 25-vjeçare dhe person I gjinisë mashkullore I moshës 35-vjeçare, të cilët kanë qenë në grupin prej rreth 50 personave në zonën Agios Atanasios, Pella, ndërsa janë ndarë nga grupi dhe kanë humbur.
Shërbimi zjarrfikës, dje ka marrë thirrje për ndihmë dhe nga ora 14:30, ka filluar aksion shpëtimi me tre automjete dhe 13 shpëtues. Natën vonë alpinistët janë locuar në një pjesë të pakalueshme, por për fat të keq nuk kanë dhënë shenja jete, ndërsa për shkak të terenit të vështirë, trupat e tyre janë nxëerrur sot nga ekipet e shpëtimit.
