Maqedoni
Nju-Jork, Grubi drekë pune me ndërmjetësin Nimic
11.02.2018 12:36
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka realizuar një drekë pune në Nju-Jork me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara në kontestin për emrin, Methju Nimic...

Grubi ia ka shprehur Nimicit të gjitha përshtypjet nga takimet intensive në Uashington, duke përfshirë dhe sugjerimet edhe nga bashkëbiseduesit e tjerë në periudhën midis takimeve të përbashkëta. Në kumtesën e BDI-së thuhet se dy bashkëbiseduaesit diskutuan në përgjithësi për kontestin me emrin dhe ndërmjetësimin e Nimicit dhe shkëmbyen mendime për ngjarjet aktuale.
"Qëndrimet e dy kryeministrave nxisin optimizëm se tani zgjidhja është më afër se kurrë. Sipas Grubit dhe BDI-së, zgjidhja përfundimtare e cila do të arrihet duhet të jetë me dinjitet dhe e pranueshme për të dy palët. Kompromisi duhet të mundësojë integrim urgjent dhe pa asnjë vonesë të Maqedonisë në NATO dhe BE. Kjo do të kontribuon në paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në vendin tonë dhe rajon, por së bashku edhe me reformat sistemore paraqet parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore", thuhet në kumtesë.
