Moskë, treni del nga shinat, dhjetëra të vdekur

15.07.2014 15:02

Autoritetet thonë se presioni i rrymës ka shkaktuar alarm, duke bërë që treni të ndalojë befas dhe disa vagonë të dalin nga binarët……

Dhjetëra të vdekur dhe rreth 100 të lënduar, shumica nga ta rëndë. Ky është bilanci i aksidentit të rëndë në metronë e Moskës, kur një tren doli nga binarët.

Autoritetet thonë se presioni i rrymës ka shkaktuar alarm, duke bërë që treni të ndalojë befas dhe disa vagonë të dalin nga binarët.

Rreth 200 njerëz janë evakuuar nga treni. Për evakuimin e të plagosurve nga vendi i ngjarjes janë përdorur helikopterët.

“Po evakuojmë njerëzit nga vagonët që dolën nga shinat.  Pasagjerëve iu siguruam transport tjetër, po i ndërmarrim të gjitha masat që t’i dërgojmë njerëzit në vende të sigurta”, deklaroi komandanti i Policisë në Moskë, Sergei Sobyanin.

Ata që u gjendën në metro, tregojnë momentin e aksidentit dhe tmerrin e përjetuar.

“Isha në vagon kur u përplasëm menjëherë, më erdhi si shok. Të gjithë u rrëzuam në tokë. Vagoni nuk ishte i mbushur plot, por kishte plot njerëz”, theksoi një pasagjer.

“Ndaloi fort, dritat u fikën, pastaj filluan flakët dhe tymi. Mbetëm të bllokuar”, tha një pasagjer.

Aksidenti ka ndodhur pranë stacionit “Park Pobedy”, i cili është edhe stacioni më i thellë në metronë e Moskës, përkatësisht është i thellë 84 metra. (Adnan Hajdari, TVM2)