Botë

Moskë, rrëzohet një aeroplan me 71 udhëtarë

11.02.2018 14:15

Një aeroplan rus i udhëtarëve me 71 persona, është përplasur pak kohë pasi është ngritur nga një aeroport i Moskës....

Aeroplani i tipit, Antonov An-148, i kompanisë Saratov Airlines, është zhdukur sot nga radarët, derisa ishte duke fluturuar nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk të Uralit, raportojnë mediat ruse.
 
“Aeroplani është përplasur afër fshatit Argunovo”, më se 80 kilometra në juglindje të Moskës, kanë njoftuar burim të shërbimeve të emergjencës. “Ekuipazhi dhe udhëtarët nuk kishin gjasë për të shpëtuar”, ka thënë ky burim. Një tjetër burim i ka thënë agjencisë ruse, TASS, se janë gjetur pjesë të aeroplanit dhe se “askush nuk ka mbijetuar”. Konsiderohet se në aeroplan ishin 65 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.