“Monstra”, rikthehet në rigjykim

12.02.2018 10:17

Në Gjykatën Penale, rikthehet në rigjykim rasti “Monstra”...

Në Gjykatën Penale rikthehet në rigjykim rasti “Monstra”. Për këtë rast akuzohen gjashtë persona.

Rigjykimi vjen me kërkesë të Prokurorisë Publike, pas anulimit të akt-gjykimit të shkallës së parë dhe të dytë dhe pasi të dyshuarit u lanë të mbrohen në liri. Avokatët mbrojtës disa herë deri më tani kanë deklaruar se gjashtë personat të cilët po akuzohen janë të pafajshëm, ata besojnë në epilog pozitiv edhe atë për jo më shumë se katër seanca gjyqësore.

Kohë më parë Gjykata Themelore e anuloi akt-gjykimin e shkallës së parë dhe të dytë dhe lëndën e ktheu nga fillimi me kërkesë të Prokurorisë së Lartë Publike. Pas këtij vendimi, nga paraburgimi u liruan Agim Ismailoviq, Haki Aziri dhe Sami Luta. Pas vendimit për lirim, i akuzuari, Fejzi Haziri, për shkak të një vepre tjetër, fillimisht u dërgua në burgun e Shtipit, ndërsa pak ditë më parë për shkaqe shëndetësore ky i fundit u la që të mbrohet në liri.

Fletëarrestet ndërkombëtare për të akuzuarit e parë, Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin, janë ende aktive. Gjashtë të dyshuarit akuzohen për vrasjen e pesë djemve të rinj dhe një peshkatari në liqenin e Smillkovës, më 12 prill 2012.