Vejseli: Marrëveshja Kosovë-Serbi, kusht për integrim
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së, në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve, Hina....

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së, në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve, Hina, ka folur për dialogun me Serbinë, Gjykatën Speciale, Ushtrinë dhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Ne pyetjen se a ekziston mundësia që Gjykata Speciale t’i akuzojë ish-komandantët e UÇK-së që tani janë liderët e Kosovës, Veseli është pergjigjur, “që dihet kush ishte agresori dhe kush viktima. Por Kosova do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare”, ka thene Veseli.
Sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd, ai ka thënë që Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, pasi është një kusht për integrimin evropian të dyja vendeve, që u përcaktua edhe nga Strategjia e Zgjerimit të BE-së.
“Nuk është e arsyeshme që politikanët e moderuar në Serbi të mos jenë në gjendje ta njohin realitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Por çfarë duhet të bëjmë, është që të lëvizim larg konflikteve me fqinjtë”, ka deklaruar i pari i Kuvendit të Kosovës.
Duke folur për dialogun në Bruksel, Veseli është zotuar edhe për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe. “Dhe ne kemi vështirësitë tona por jemi të gatshëm për t’i kapërcyer. E respektojmë Serbinë si shtet sovran, dhe jemi të vendosur që qytetarët tonë të çdo komuniteti të jenë të integruar në çdo kuptim”, thotë tutje kryeparlamentari kosovar.
Veseli në intervistën për agjencinë e lajmeve në Kroaci “Hina” ka folur edhe për Ushtrinë, formimi i së cilës sipas tij për një shtet të pavarur është i pashmangshëm. Ai pohon se ushtria e Kosovës nuk do të jetë kërcënim për askënd, dhe do të kontribuojë në stabilitetin e gjithë Kosovës. Veseli thekson se të gjitha veprimet do të merren në koordinim me mbështetjen e Amerikës dhe të NATO-s.
