Shëndet
Si mund të ndihmojë ushqimi dhe ushtrimet në luftimin e depresionit
15.07.2014 16:06
Kujdes me ushqimin. Kujdesuni të jetë në baraspeshë dhe të ketë mjaftueshëm minerale, vitamina, glikohidrate...
Kujdes me ushqimin. Kujdesuni të jetë në baraspeshë dhe të ketë mjaftueshëm minerale, vitamina, glikohidrate. Gjendjen psikike e ndihmojnë edhe satirat e mjaftueshme të vitaminës C dhe vitaminës B.
Magnez dhe zink – Magnezi dhe zinku janë mineralet me të rëndësishme në “luftë” me depresionin. Këto i përmbajmë: bollguri, ushqimet e detit, fiku i thatë, arrat dhe çokollata.
Kalciumi – Është tepër i rëndësishëm. Mungesa e tij mund të shkaktojë lodhje dhe nervozë. Burim i kalciumit janë: jogurti, djathi, qumështi, gjiza, kallamari.
Hekuri – Sasia e pamjaftueshme e hekurit krijon apati dhe humor të keq. Kërkojeni te ushqimet e freskëta dhe të gjelbra, te mishi i kuq, te frutat e thatë dhe te çokollata e zezë.
Omega -3 acid yndyror – Depresioni nuk e “do” Omega 3-shin. Ata kanë disa cilësi të dobishme, një nga funksionet kryesore të tyre është rregullimi i gjendjes së nervozës. Mund t’i gjejmë te levreku, sushi dhe te trofta.
Ushtrimet
Aktiviteti fizik është tepër i rëndësishëm për humorin tuaj. Nëse mundeni ushtroni apo lundroni të paktën nga 30 minuta tre-katër herë në javë. Ushtrimet e nxisin endrofinën dhe e përmirësojnë humorin tuaj. Rekomandohet ecja, vrapi, noti, çiklizmi, shëtitja. Duhet të kenë përparësi ushtrimet në natyrë.
Por, mos prisni që gjendja depresive e sidomos depresioni i vërtetë të kalojnë vetëm me këto gjëra, kërkoni ndihmën e ekspertëve në këtë fushë.