Siri, arrestime të mëdha të anëtarëve të ISIS
Rreth 800 gra, të cilat i ishin bashkuar Shtetit Islamik po mbahen të arrestuara në rajonet kurde të Sirisë Veriore....

Rreth 800 gra, të cilat i ishin bashkuar Shtetit Islamik po mbahen të arrestuara në rajonet kurde të Sirisë Veriore së bashku me fëmijët e tyre, njoftoi e përditshmja gjermane “Die Welt”, duke cituar një ekspert të terrorizmit nga organizata ndërkombëtare joqeveritare Human Rights Watch .
“Midis 800 prej tyre ishin 15 gra me shtetësi gjermane”, ka njoftuar Nadim Houry i HRW-së. Ai tha për “Die Welt” se i kishte takuar dhe biseduar me gratë në janar. “Anëtaret e ISIS-it dhe fëmijët e tyre u arrestuan nëpër kampe të ndryshme në rajon”, shtoi ai.
Houry u bëri thirrje qeverive evropiane që të lejonin kthimin e fëmijëve të tyre. “Fëmijët nuk kanë kryer krime, ata janë viktima të luftës dhe shpeshherë të prindërve të tyre të radikalizuar”, theksoi Houry.
