Fillimi i ri për rastin "Monstra" do të vazhdojë më 14 mars
Rigjykimi për rastin "Monstra" kundër të akzuarve për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës...

Rigjykimi për rastin "Monstra" kundër të akzuarve për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës në Shkup më 12 prill të vitit 2012, do të vazhdojë më 14 mars.
Rigjykimin që e udhëheq Ognen Stavrev, sot filloi me leximin e aktakuzës. Prokurori Naum Panovski tha se mbesin në aktakuzën fillestare, me të cilën të akuzuarit ngarkohen për terrorizëm. Ai lexoi vetëm një nga aktakuzat për rastin.
Avokati Naser Raufi bëri vërejtje se është lexuar akuza fillestare e 26 tetorit të vitit 2012, por jo edhe ajo për Samir Lutën e cila në procesin gjyqësor paraprak ishte bashkuar me aktakuzën për Almir Demirin, Afrimin dhe Agim Ismaoloviqin dhe Ezim dhe Haki Azirin.
Pas vërejtjeve të avokatit, gjykatësja e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e gjykimit e caktoi për më 14 mars.
