Maqedoni

Ligji për kundërvajtje, OEM: Të ulet lartësia e gjobave

12.02.2018 15:25

Komuniteti i biznesit kërkon të intervenohet në mënyrë urgjente në Ligjin për kundërvajtje, por edhe të rregullohen dispozitat kundërvajtëse të cilat bazohen në këtë ligj...

Sipas tyre, gjobat nuk janë adekuate për shkeljet të cilat kompanitë disa herë nuk i bëjnë me qëllim, por nga shkaku i mosdijes ose nga aspekti teknik. Afaristët  konsiderojnë se gjatë llogaritjes së shumës së dënimit duhet të merret parasysh natyra e veprës së kryer, shkalla e përgjegjësisë së kryerësit dhe rrethanat tjera. Tani gjoba përcaktohet vetëm nga performanca e firmës dhe nga numri i përgjithshëm i të punësuarve.
 
“Së pari kërkojnë që të ulet lartësia e gjobave. Nëse deri tani gjoba prej 5000 euro është gjoba më e lartë, kërkojmë e njëjta të ulet, ose të shfuqizohen aktet tjera, me çka kjo vlerë do të bie në ujë për shkak se aktet tjera të Ligjit për kundërvajtje lejojnë që vlera të jetë më  e madhe”,- deklaroi kryetari i Grupacionit të shpeditorëve ndërkombëtarë, Gjiko Shkrijel.
 
Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë, inspektorët duhet ta ndryshojnë politikën e tyre dhe të mos zbatojnë masa represive, por të shfrytëzojnë mundësinë e paralajmërimit si masë preventive.
 
“Për kompanitë, veçanërisht për ato që kanë kryer ndonjë shkelje ligjore për here të parë, shumë më tepër do të kishte ndikim në qoftë se ata thirren në edukim, se sa të sanksionohen”,- tha Tatjana Shtjerova nga Oda Ekonomike E Maqedonisë. 
 
Ndryshimet e Ligjit për kundërvajtje duhet të jenë të përfshira në strategjinë për reformat ë sistemit gjyqësor, theksojnë biznesmenët.  
 
ERSAN PAJAZITI