Maqedoni
Kongresi i Lëvizjes Besa, Demiri: i ftojmë të gjithë të kyçen më 24 shkurt
12.02.2018 15:50
Kongresi i Lëvizjes Besa do të mbahet më 24 shkurt në hotelin “Holiday in” në Shkup, këtë e ka rikonfirmuar edhe një herë sot zëdhënësi i partisë, Abdush Demiri...

Sipas tij, vendimi është marrë në organet e partisë dhe me këtë është pajtuar edhe grupi i të pakënaqurve, sipas Demirit, që sot dalin me njoftime për të manipuluar opinionin për ndonjë datë tjetër. Kjo edhe njëherë dëshmon se ai grup i vogël është mësuar që mos të respektojë organet dhe statutin e partisë, akuzoi Demiri.
“Pasi që në opinion po qarkullojnë edhe zëra për atë se ata do të formojnë parti të re politike, ne iu urojmë sukses, por i apelojmë që mos të manipulojnë me anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Besa. Dyert tona janë të hapura, të gjithë të cilët janë të interesuar të vazhdojnë rrugëtimin politik në Lëvizjen Besa janë të mirëseardhur, pasi që edhe disa ditë rrumbullakohet procesi i formimit të këshillave komunalë, ne i apelojmë që të kyçen në procesin e mbajtjes së Kongresit më 24 shkurt”,- deklaroi zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri.
