Marrëdhëniet Turqi – ShBA, Çavushoglu: Nuk duam premtime, por veprime
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se marrëdhëniet e Turqisë me ShBA-në....

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se marrëdhëniet e Turqisë me ShBA-në janë në një fazë shumë kritike për shkak të mbështetjes amerikane ndaj organizatës terroriste YPG/PKK në Siri.
Ai potencoi se nga ShBA-të nuk duan më premtime, por kërkojnë që të ndërmarrin veprime konkrete në lidhje me kërkesat e Turqisë. Sipas tij, marrëdhëniet dypalëshe ose duhet të rregullohen, ose do të dëmtohen plotësisht.
“Ne nuk duam premtime. Ne do të nxjerrim në pah perspektivën e Turqisë tek sekretari amerikan Tillerson gjatë vizitës së tij. Ne duam që hapat konkretë të merren. Turqia nuk ka ndonjë sjellje të gabuar ndaj Uashingtonit. Por, për fat të keq administrata amerikane ka bërë shumë gabime dhe ka thyer besimin tonë. Qëndrimi i administratës amerikane në FETO dhe YPG seriozisht dëmtoi besimin tonë ndaj aleatit tonë”,- tha ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlud Çavushogllu.
Çavusoglu më tej tha se ShBA-të kanë mbështetur prej kohësh PYD/PKK-në si një “aleat të besueshëm” në luftën e saj kundër DEASh-it edhe përkundër kundërshtimeve të Ankarasë, e cila ka dokumentuar se ajo është dega siriane e organizatës terroriste, PKK.
Këto komente të tij vijnë para vizitës së diplomatit të lartë të ShBA-ve, Rex Tillerson, në Turqi. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)
