Botë

Rrëzimi i avionit rus, vazhdojnë hetimet, përjashtohet “pista” e terrorizmit

12.02.2018 16:19

Hetuesit rusë po kërkojnë në fushat e mbuluara me borë pranë Moskës për të gjetur të dhëna që mund të zbardhin shkakun e rrëzimit të avionit të pasagjerëve, në të cilën humbën jetën 71 persona...

Zyrtarë rusë po shqyrtojnë ndikimin e kushteve meteorologjike, një gabim njerëzor apo defekte teknike, mes shkaqeve të mundshme. Terrorizmi nuk është në asnjë nga “pistat” për të cilën po hetohet.
 
Ekipet e emergjencave u detyruan që të braktisin makinat në rrugë për shkak të borës dhe të shkonin në këmbë deri në zonën e rrëzimit të avionit. Mister është fakti që avioni nuk bëri asnjë thirrje për ndihmë, apo për ndonjë problem në bord. Një prej kutive të zeza të avionit është gjetur dhe zyrtarët presin që të dhënat e saj të hedhin dritë mbi ngjarjen.