Botë
Trafiku i drogës nga Shqipëria. Avramopulos në Tiranë, gati pakti për FRONTEX-in
12.02.2018 16:35
Komisioneri i BE-së, Dimitris Avramopulos, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka deklaruar se Shqipëria po i afrohet Bashkimit Europian...

Avramopulos dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nënshkruan edhe marrëveshjen për krijimin e rojës bregdetare dhe ardhjen e FROTEX-it në Shqipëri për të parandaluar trafikun e drogës dhe për të kontrolluar emigracionin e paligjshëm.
“Kjo marrëveshje për drogën i jep mundësi Shqipërisë që të përfitojë financime dhe fonde që kanë të bëjnë me politikat kundër drogës dhe kam kënaqësinë të them që ne tashmë do të mbështesim ato nisma që janë të rëndësishme për luftën tonë të përbashkët kundër drogës”,- deklaroi komisioneri i BE-së, Dimitris Avramopulos.
“Shqipëria nuk do të jetë më pjesë e hartës për kultivimin e kanabisit”,- theksoi ministri i brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafa.
Zyrtari i KE-së deklaroi se ekipi më i mirë i FRONTEX-it do të jete në Shqipëri për të siguruar dhe ofruar menaxhim më të mirë të emigracionit.
LULJETA NDOKA
