Show Biz

Shpenzon mbi 30 mijë dollarë për t’u dukur si Kim Kardashian

15.07.2014 16:13

Një vajzë ka shpenzuar më shumë se 30 mijë dollarë duke kryer operacione plastike për t’u dukur si Kim Kardashian.

Një vajzë ka shpenzuar më shumë se 30 mijë dollarë duke kryer operacione plastike për t’u dukur si Kim Kardashian.
 
24-vjeçarja Claire Leeson, thotë se jeta e saj ka ndryshuar në momentin që ka parë emisionin “Keeping Up Ëith Kardashians” dhe që atëherë ka dëshiruar që të ngjasonte me yllin e njohur të televizionit, Kim.
 
Ajo ka shpenzuar shumë para për kozmetikë, silikon, flokë false dhe për veshje që të jetë sa më afër paraqitjes së idhullit të saj.
 
“Miqtë e mi më kanë thënë që kam një ngjashmëri me Kim. Kur vazhdova të ndjek serialin e saj, mendova se ishte vërtet shumë e bukur dhe doja të dukesha si ajo”, është shprehur Claire.