Maqedoni

Rasti “Tanku”, “bombat” do të jenë dëshmi në këtë rast. Gruevski: Po defokusohet opinioni nga tradhtia kombëtare

12.02.2018 17:51

Këshilli gjyqësor i refuzoi të gjitha ankesat e mbrojtjes në rastin “Tanku”, ku të akuzuar janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski...

Këshilli gjyqësor i refuzoi të gjitha ankesat e mbrojtjes në rastin “Tanku”, ku të akuzuar janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, dhe ndihmësministri në MPB, Gjoko Popovski, për blerjen e mercedesin luksoz prej 600 mijë eurosh.
 
Të akuzuarit nuk do mund t’i marrin materialet e përgjuara në audio formë dhe të njëjtat në këtë lëndë do të shfrytëzohen si dëshmi. Nuk jam i befasuar që nuk u pranuan ankesat, tha me këtë rast ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, duke potencuar se kundër tij po zhvillohet proces politik. Edhe pse mbrojtja kishte argumente të fuqishme, gjykatësja pa asnjë sqarim refuzoi kërkesat e mbrojtjes, tha Gruevski.
 
“Pse nuk e pranuar kërkesën e mbrojtjes për ekspertizat e bëra nga personi i caktuar nga PPS, i cili nuk ka licencë për ekspertizë, sepse personat që kanë punuar ekspertizën në atë momentin por edhe kur e kanë dorëzuar nuk kanë pasur licencë për ekspertizë. Po ashtu një pjesë e dëshmive na është dorëzuar, por mungon pjesa tjetër. Nga kjo shihet qartë se po manipulohet, po luhen lojëra. Unë kërkova sqarim, por ata nuk kanë argumente, sepse ky është proces politik”,- theksoi i akuzuari në rastin “Tanku”, Nikolla Gruevski.
 
Sipas Gruevskit, ky është proces politik kundër tij, sepse duhet të tërhiqet vëmendja prej tradhtisë kombëtare dhe të ndryshohet emri dhe identiteti i popullit maqedonas.
 
“Tani Zaevi dhe Dimitrovi po e zgjidhin çështjen e emrit dhe atyre iu duhet të flitet për diçka tjetër, për Nikolla Gruevskin, Mile Janakiveskin, PPS-në dhe u duhet më pak të flitet për tradhtinë kombëtare në të cilën janë përkushtuar”,- tha i akuzuari në rastin “Tanku”, Nikolla Gruevski.
 
Avokati mbrojtës kërkoi që të shtyhet seanca e nesërme për këtë rast, sipas tij, sepse është jonjerëzore që klienti i tij gjashtë ditë me radhë të paraqitet në gjykatë. Kjo kërkesë u pranua dhe seanca e radhës për lëndën “Tanku” do mbahet të premten.
 
FLUTURA LATIFI