Botë
Foto/ Përplasen dy trena, vdes një person dhe plagosen 22 të tjerë
12.02.2018 20:38
Një përplasje shkatërruese mes dy trenave të udhëtarëve në Austri ka lënë të paktën një të vdekur dhe 22 të plagosur....

Mes të aksidentuarve kanë qenë dhe 3 fëmijë, raporton “The Mirror”.

Imazhet dramatike tregojnë gjendjen në të cilën është bërë treni nga përplasja. Si pasojë e aksidentit e vdekur ka mbetur një grua. Në vendngjarje kanë mbërritur me dhjetëra shërbime emergjente dhe ambulanca, për të nxjerrë të mbijetuarit.

Incidenti tragjik ndodhi në Niklasdorf pranë Leoben të hënën pasdite./tvklan.al
