K.H. Raporti: Gjykata selektive, policia jokorrekte

15.07.2014 16:25

Emërimi i arrestimeve policore nga ana e MPB-së, e më pastaj përdorimi i tyre nga ana e Gjykatave dhe medieve, paraqet shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe kjo me të madhe po ndodh në Maqedoni……..

Emërimi i arrestimeve policore nga ana e MPB-së, e më pastaj përdorimi i tyre nga ana e Gjykatave dhe medieve, paraqet shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe kjo me të madhe po ndodh në Maqedoni.

Analiza e proceseve gjyqësore të monitoruara nga Komiteti i Helsinkit, konstaton se prezumimi i pafajësisë shkelet në radhë të parë nga personat zyrtarë, siç ishte rasti me ministren e Punëve të Brendshme në ditën e arrestimit, tani më të të dënuarve për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës.

Nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut, rekomandojnë që Gjykatat të reagojnë ndaj shkeljeve të tilla.

“Gjyqtarët të reagojnë kur oficeri i Policisë, zyrtarët publik dhe mediat e shkelin prezumimin e pafajësisë të personave, për të cilët në procedurën e sipër është hetimi apo procesi gjyqësor. Të ndalohet praktika e përcaktimit të vendimeve për paraburgim, në të cilën janë të përfshira formulimet që mund të përdoren në dhënien e dënimit dhe jo gjatë kohës së hetimeve apo procesit gjyqësor”- deklaroi përfaqësuesi i KH-së, Voislav Stojanovski.

Kryetari i Komitetit të Helsinkit, Gordan Kallajxhiev, deklaroi se gjatë monitorimit të procesit gjyqësor “Monstra”, nuk kishin qasje te të gjitha provat dhe deklaratat e përdorura. Mënyra e vetme për të marrë vendim të drejtë në këtë proces të ndjeshëm, është që të bëhen analiza alternative, duke ofruar transparencë te provat, vlerëson Kallaxhiev. 

“Kemi rezerva, sepse nuk kishim qasje te disa dëshmi. Për shembull, deklaratën e dëshmitarit të fshehur që është vendimtare, ne duhet ta dimë se si përshtatet me dëshmitë e tjera. Do të jap një shembull të një dëshmie që mund të jetë shumë e rëndësishme në aspektin e përputhjes së armëve. U kërkua analizë shtesë ekspertësh për hulumtim të gëzhojave që janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe gëzhojave prej një rasti tjetër, të njërit prej të akuzuarve që është dënuar në Kumanovë. Doli që gjoja ato përputheshin. Veçanërisht në raste të tilla, Gjyqi duhet të lejojë ekspertiza alternative”- tha kryetari i Komitetit të Helsinkit, Gordan Kallajxhiev.

Në secilin aksion të madh policor, nga 10 të dyshuar mbarojnë në paraburgim.

Analiza e Komitetit të Helsinkit nxjerr në pah se burgjet janë të stërmbushura në një hapësirë për 10 persona, vendosen 14 të dyshuar.

Nga Komiteti i Helsinkit, tërheqin vërejtje se seancat gjyqësore zgjasin shumë, lëndët penale 6 vite nuk marrin epilog gjyqësor, ndërsa lëndët civile për shkeljen e Ligjit për Marrëdhënie Pune që duhet të përfundojnë për 6 muaj, zgjasin edhe deri në 3 vite. (Sanije Kasami, TM2)