Gjykata Penale, vazhdon seanca gjyqësore për lëndën “Tarifa”
13.02.2018 11:02
Sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë seanca gjyqësore....

Sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë seanca gjyqësore edhe për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Tarifa”.
Në lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Tarifa” të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për akuzë për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej katër milionë euro.
Prokurorët e PSP-së thanë se do të dëshmojnë se tre të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar. Të akuzuarit megjithatë u deklaruan se nuk janë fajtorë.
