Osmani: Në kushte të agjendës ambicioze të Qeverisë, seicili donator është i rëndësishëm
Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me ambasadorë....
Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, nga komuniteti i donatorëve në vend. Qëllimi i takimit ishte të arrihet marrëveshje dhe mirëkuptim për kontributin e donatorëve në procesin e krijimit, zbatimit dhe monitorimit të politikave nacionale sektoriale dhe integrimin europian të vendit.
“Në kohën e ndryshimeve të shpejta kemi nevojë për gjithë ndihmën të cilën e kemi në dispozicion dhe prandaj për ne nuk ka donator të madh apo të vogël, por secili donator është i rëndësishëm në kushte të agjendës ambicioze të Qeverisë së RM-së”- deklaroi Osmani gjatë fjalës së tij.
Osmani iu referua edhe potencialeve të reja në përputhje me mesazhet e përfshira në Strategjinë e re të Komisionit Evropian për Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025, respektivisht përfitimet nga e njëjta që i takojnë Republikës së Maqedonisë, gjatë periudhës para-aderuese. Ai shprehu bindje se administrata e përgatitur do ti pret mjetet e zmadhuara për shëndetësi, arsim, infrastrukturë, agjendën digjitale, mbështetje për biznes etj., dhe do ta adaptojë kapacitetin e absorbimit në përputhje me potencialet e reja, si segment i rëndësishëm për konvergjencën e të gjitha shtresave në Republikën e Maqedonisë me ata por vende – anëtare të Bashkimit Evropiane.
Zëvendëskryeministri Osmani shtoi se reformat janë prioriteti më i madh i Qeverisë reformuese dhe rikujtoi se gjashtëmujorin e kaluar, gjithsesi me ndihmë të konsiderueshme të komunitetit të donatorëve, në mënyrë aktive u zbatuan reforma në më shume sfera: në sferën e drejtësisë, menaxhimin me financat publike, reforma në administratën publike dhe në arsim, reforma në avancimin e punësimit dhe përmirësimin e transportit, reforma në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe menaxhimit me pasojat nga ndryshimet klimatike, etj.
Në periudhën e ardhshme, theksoi Osmani, nga donatorët pret që të japin kontributin e tyre drejt zbatimit të politikave sektoriale, ndryshimin e kulturës institucionale në drejtim kah realizimi i rezultateve dhe sigurimin e efektit afatgjatë nga reformat, me të cilën do të sigurohej qëndrueshmëria e përfitimeve nga reformat edhe në të ardhmen.
Takimi i donatorëve është pjesë e sërë takimeve me donatorë të nivelit të grupeve punuese sektoriale, si dhe në nivel të lartë politik dhe po ashtu paraqet forum ku institucionet nacionale mund të i prezantojnë prioritetet e tyre, për të cilat kanë nevojë për donacion, nga njëra anë, ndërkaq nga ana tjetër edhe donatorët mund të prezantojnë programet dhe strategjitë, si potencial për arritjen e rezultateve konkrete që janë të interesit të përbashkët.
