Junker: Nuk ka zgjerim edhe 5 vite

15.07.2014 16:39

Bashkimi Evropian, do të ndalë zgjerimin për pesë vitet e ardhshme, ka deklaruar presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian, , Zhan Klod Junker, para zyrtarëve të BE-së….

Bashkimi Evropian, do të ndalë zgjerimin për pesë vitet e ardhshme, ka deklaruar  presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian, , Zhan Klod Junker,  para zyrtarëve të BE-së.

“Nuk do të ketë zgjerim të ri në pesë vitet e ardhshëm, BE ka nevojë për një ndalesë në procesin e zgjerimit, në mënyrë që të konsolidojmë atë që është bërë me 28 vendet”, deklaroi presidenti i  KE-së, Zhan Klod Junker.

Komisionari i ardhshëm, Zhan Klod Junker, ka thënë gjithashtu se  Bashkimi  Evropian  fillimisht  u zgjerua  në 15  vende dhe me pas në 10 vitet e fundit në 28 vende anëtare  gjithsej, ku ish-vendet komuniste të Evropës Lindore hynë masovikisht. Kroacia është vendi i fundit që i është bashkuar bllokut. Sipas tij, nuk do të mungojnë negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor. 

“Nën drejtimin tim, negociatat do të vazhdojnë veçanërisht me vendet e Ballkanit Perëndimor, që kanë nevojë për perspektivë evropiane”, theksoi Zhan Klod Junker.

Komisionari i ardhshëm, kërkoi dhe përforcim të prezencës së Bashkimit Evropian në skenën ndërkombëtare.

Parlamenti Evropian, zgjodhi Jean-Claude Junckerin  në krye të Komisionit Evropian,  si pasues të Hose Manuel Barrosos.

Ish-kryeministri i Luksemburgut, ishte emri i propozuar nga Partitë Popullore Evropiane dhe pavarësisht kundërshtimit të fortë të Britanisë së Madhe, ndjekur dhe nga Hungaria, ai siguroi 422 vota “pro” nga 729 deputetë të pranishëm. (Merita Gashi, TVM2)