Novak, Rusia do ta ndihmojë rindërtimin e Sirisë
Rusia planifikon ta ndihmojë Sirinë për rindërtim të kapaciteteve që janë shkatërruar nga disa vite të luftës...

Rusia planifikon ta ndihmojë Sirinë për rindërtim të kapaciteteve që janë shkatërruar nga disa vite të luftës, ka thënë ministri i energjisë i Rusisë, Aleksandr Novak.
“Ne kemi nënshkruar një plan të veprimit jo vetëm në sektorin e energjisë elektrike, por edhe në atë të gazit dhe naftës, që përfshinë ripërtëritjen e fushave të naftës dhe zhvillimin e rezervave të reja”,- tha Novak, raportuan dje agjencitë ruse të lajmeve.
Si mbështetësi kryesor ndërkombëtar i presidentit të Sirisë, Bashar al- Assad, Rusia është involvuar thellë në ndihmën për shtetin e shkatërruar nga lufta, derisa beteja kundër kryengritësve sunitë është qetësuar muajve të fundit.
“Javën e kaluar është nënshkruar një marrëveshje për rehabilitimin, modernizimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike në Siri”, thuhet në faqen në internet të Ministrisë së Energjisë së Rusisë.
