Sofje, Dimitrovi në takime me përfaqësues të lartë të BE-së
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov...

Shefi i Diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, prej sot po qëndron në Sofje, ku është paraparë të ketë takime bilaterale me përfaqësuesit e autoriteteve bullgare dhe të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të BE-së. Nikoqir i takimit është zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, vendi i së cilës është kryesues aktual me BE-në. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Dimitrov, sot duhet të ketë takime bilaterale me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me kryeministrin, Bojko Borisov, dhe me kolegen e tij, Ekaterina Zaharieva.
Dimitrovi dhe Zaharieva, siç kumtoi MPJ, do t’i shkëmbejnë dokumentet e ratifikimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Me këtë praktikisht do të përfundojë procedura formale për të hyrë në fuqi Marrëveshja, pas ratifikimit të saj në Kuvendin e Maqedonisë më 15 janar dhe në Parlamentin bullgar tre ditë më vonë.
Në takimin joformal do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, shefat e diplomacive të 28 vendeve anëtare, si dhe ministrat e punëve të jashtme të pesë vendeve kandidate nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.
