Qeveria greke e prerë në qëndrimin për emrin, “Erga Omnes” dhe ndryshim të kushtetutës

14.02.2018 11:17

Pozita e pales greke sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit....

Pozita e pales greke sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit, eshte me ne fokusin e mediave në Greqi.

Qeveria greke eshte e prere sa I perket kesaj ceshtjeje.Emer Erga Omnes  për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm dhe ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë. Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos e përsëriti pozitën greke – emër i përbërë,  i cili do të vlejë për të gjithë dhe do të jetë për përdorim gjithëpërfshirës.

Zëvendësministri Detar i Greqisë, Nektarios Santorinjos, i përsëriti pozitat greke për emrin erga omnes të ndërlikuar, duke sqaruar se “nuk mund ta ndërrosh emrin për përdorim gjithëpërfshirës edhe për në brendinë e vendit, nëse nuk e ndërron Kushtetutën”.

Sipas liderit të partisë Unioni i centralistëve, Vasilis Levandik, Greqia e ka humbur kontestin me emrin, me vetë atë që bisedon për emrin e ndërlikuar me termin e përfshirë Maqedoni.