Gjykata Penale, seancë gjyqësore për rastin “Trajektorja”
Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin Trajektorja...

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin “Trajektorja” në të cilën akuzohen ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski.
Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë marrë shumë veprime me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet.
Me këtë, sipas aktakuzës së PPs-së, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej të paktën 155 milionë euro dhe për të njëjtën vlerë kompanisë realizuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore.
