Një ortek i ri afër manastirit të Bigorit e bllokoi trafikun
Orteku e ri që në orën gjashtë të mëngjesit të sotëm sërish e bllokoi trafikun në rrugën Mavrovë- Dibër....

Orteku e ri që në orën gjashtë të mëngjesit të sotëm sërish e bllokoi trafikun në rrugën Mavrovë- Dibër ka rënë material prej tre mijë metra kubë. Punohet intensivisht dhe presin të lirojmë të paktën një korsi deri në pasdite, thonë nga seksioni i Dibrës të "Ndërmarrjes Publike "Rrugët e Maqedonisë".
Sipas informacioneve të SPB Tetovë, në orën gjashtë të mëngjesit të sotëm, sërish ka ardhur deri te rënia e ortekut në afërsi të pompës së benzinës afër manastirit të Bigorit qindra metra nga vendi ku mbrëmë ranë rreth mijëra metra kubë fryjë bore.
Autoritetet lokale nga të tri komunat Mavrovë dhe Ristushë, Dibër dhe Qendër Zhupë janë në koordinim të vazhdueshëm dhe bëhen përpjekje të sigurohen më shumë makina për pastrim.
Pas ndërprerjes së trafikut në të dy drejtimet në rrugën rajonale drejt Dibrës, prej dje në ndërprerje është edhe furnizimi me energji elektrike të fshatrave në rajonin e Mavrovës dhe Rekës, problemi është shkaktuar për shkak të defektit në 30 të linjës transmetuese.
Nga orteku i djeshëm me rënien mbi një mijë metra kubë borë, gurë dhe dru, trafiku në rrugën Mavrovë-Dibër ishte në ndërprerje rreth tre orë.
