Maqedoni

Eurovizion - Lisbonë 2018, “Еye Cue” me “Lost and found” përfaqëson Maqedoninë

14.02.2018 14:23

Grupi “Eye cue”, me këngën “Lost and found”, do të përfaqësojë sivjet Maqedoninë në festivalin europian të këngës që mbahet në maj në Lisbonë...

Kështu ka vendosur komisioni selektues pranë RTM-së pas përzgjedhjes mes 382 kompozicioneve që arritën në thirrjen publike për përzgjedhjen e përfaqësueses së Maqedonisë në eurovizionin e sivjetmë.

Komisioni i përbërë nga Meri Popova, koordinatore e projektit Eurovizion 2018 dhe redaktore e programit të kulturës në TVM 1, Avni Qahili  - redaktor i programit të kulturës në TVM2, Karolina Petkovska - redaktore e redaksisë së emisioneve argëtuese në TVM 1, Aleksandra Jovanovska - redaktore dhe drejtuese e emisioneve argëtuese në TVM 1, Branka Kostiq Maroviq - gazetar dhe kritik muzike, Andiana JOvanovska - gazetare e muzikës në Reporter MK, Marko Mark - gazetar i muzikës në Kanal 77 dhe drejtues në TV Telma, si dhe Antonio Dimitrievski - redaktor në Vistina MK dhe producent i manifestimit muzikor Festivali Maqedonas i Radios, në bazë të eliminimit në tre faza, përzgjodhën 12 kompozimet më të mia.

Në  këtë proces, RTM ftoi edhe dhjetë profesionistë të tjerë që merren në mënyrë aktive me muzikë në skenën në Maqedoni dhe më gjerë, por për shkaqe personale ata nuk u bënë pjesë e grupit seleksionues. Të gjitha kompozimet kaluan selektimet në një votim sipas standardeve dhe principeve të eurovizionit.

Më shumë vota në fund mori kënga “Lost and found”, me tekst e muzikë të Bojan Trajkovskit, aranzhman të producentit, Darko Dimitrov, që do të interpretohet nga grupi “Eye Cue”, me lokalisten, Marija Ivanovska.

Komisioni njëzëri votoi qëndrimin se kompozimi i përzgjedhur ka tingull bashkëkohor, refren dhe tekst mbresëlënës, vokale të jashtëzakonshme, me aftësi origjinale interpretimi, që ofrojnë mundësi dhe cilësi në paketën eurovizive dhe përfaqësim dinjitoz të TVM-së dhe Maqedonisë në këtë manifestim prestigjioz që organizohet nga EBU. 

RM, si bartëse e licencës për përzgjedhjen e këngës për eurovizion, e pranoi qëndrimin e komisionit dhe i dëshiron suksese autorëve të këngës dhe grupit “Eye Cue”.