Boshnjakovski: Cvetkovskin e përzgjodhi Këshilli programor i RTM-së, jo Qeveria

14.02.2018 15:31

Zëdhënësi i Qeverisë, Boshnjakovski, ka komentuar rizgjedhjen e Marjan Cvetkovskit në krye të RTM-së....

Zëdhënësi i Qeverisë, Boshnjakovski, ka komentuar rizgjedhjen e Marjan Cvetkovskit në krye të RTM-së. Sipas tij, Cvetkovskin nuk e ka zgjedhur qeveria por Këshilli programor që ende funksionon në përbërjen e vjetër dhe mandati i tij vlen deri në miratimin e Ligjit të ri për media.

“Në përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTM-së, dua të sqaroj se qeveria nuk ka asnjë lidhje. Përzgjedhja e tij është vendim i Këshillit programor pranë RTM-së, i cili ende funksionon me përbërjen e vjetër dhe qytetarët e dinë mirë se kush merr pjesë në përbërjen e tij, mënyrën se si ka punuar ky këshill në të kaluarën dhe nën ndikimin e kujt është bërë kjo përzgjedhje. Menjëherë pas miratimit të Ligjit të ri për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike do të mundësohet që në pozicionet udhëheqëse të RTM-së dhe në Agjencinë për shërbime audio dhe audiovizuele të vendosen kuadro profesionistë dhe apartiakë. Kjo do të thotë se përzgjedhja ka vlerë deri në miratimin e ligjit”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë,  Mile Boshnjakovski.